“Grupit të Berishës i kam bërë disa propozime”- Bardhi informon mbi negociatat me Palokën

Shqipëria

“Grupit të Berishës i kam bërë disa propozime”- Bardhi informon mbi negociatat me Palokën

Më: 31 tetor 2022 Në ora: 19:26
Bardhi dhe Paloka

Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka informuar në mbledhjen e grupit parlamentar ka informuar kolegët mbi negociatat me Edi Palokën.

Ai ka informuar se ka paraqitur disa propozime, ndërkohë që nuk ka marrë asnjë të tillë nga grupi tjetër. Gazetari i Panorama, Mariglen Kume raporton se Bardhi u ka shpërndarë kolegëve draft propozimin që ka bërë me shkrim.

“Deri më tani nuk kam një përgjigje, por në parim më është thënë që është e vështirë për tu pranuar”, është shprehur Bardhi.

Ndërkohë shumica e deputetëve kanë kërkuar që Bardhi të deklarojë publikisht menjëherë pas mbledhjes, refuzimin e palës tjetër dhe përfundimin e bisedimeve, pasi sipas tyre duket qartë që pala tjetër kërkon zvarritjen e zgjidhjes dhe vendosjen para faktit të kryer.

“Duke mirëkuptuar shqetësimin tuaj të nderuar kolegë, ju lutem të më jepni edhe 24 orë kohë për të bërë edhe një përpjekje të fundit për të gjetur rrugët e bashkëpunimit”, mësohet të jetë shprehur Bardhi. Për këtë arsye mbledhja e Grupit Parlamentar është shtyrë për nesër në orën 15:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat