Reforma Territoriale, Salianji: Do t’iu marrë para populli edhe me këtë ndarje që është, e keni bërë baltë

Shqipëria

Reforma Territoriale, Salianji: Do t’iu marrë para populli edhe me këtë ndarje që është, e keni bërë baltë

Më: 31 tetor 2022 Në ora: 19:36
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, u shpreh se në zgjedhjet e ardhshme Partia Socialiste do të humbasë.

Salianji tha në mënyrë figurative se populli do i marrë para ata, pasi sipas tij e kanë bërë baltë.

Ai shtoi se bashkitë dhe njësitë administrative përdoren për llogari politike, pasi sipas tij PS i përdor të punësuarit për mbledhjen e votave.

Salianji përmendi edhe zbrazjen e fshatrave dhe qyteteve nga banorët, për të përforcuar idenë se ndarja territoriale e vitit 2014 nuk është efektive.

“Nuk jemi nisur ne nga llogaritë elektorale që jeni nisur ju. Bëni ju kundërpropozimin tuaj, pasi ne nuk jemi nisur nga këto premisa. Do t’ju marri para populli se e keni bërë baltë. Logjika që hajde ulemi në një reformë dhe vihet këtu në një mënyrë fyese për qytetarëtm ku thoni që ne kemi arritje që u kemi marrë shpirtin qytetarëve. Qytetet dhe fshatrat janë zbrazur. Është rritur numri i punonjësve në mënyrë katastrofike. I përdorni bashkitë për të kërcënuar njerëzit për llogaritë tuaja politike”, u shpreh Salianji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat