Mesazhi i ambasadores Yuri Kim: SHBA dhe Shqipëria janë të gatshme për…

Shqipëria

Mesazhi i ambasadores Yuri Kim: SHBA dhe Shqipëria janë të gatshme për…

Më: 31 tetor 2022 Në ora: 20:36
Yuri Kim

Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë, Yuri Kim thotë se SHBA dhe Shqipëria janë të gatshme dhe në gjendje të bëjnë së bashku më shumë se kurrë më parë për demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin.

Me anë të një postimi në Twitter, diplomatja e lartë amerikane u shpreh se është e lumtur të kthehet në Tiranë pas Dialogut Strategjik.

“E lumtur të rikthehem në Tiranë pas Dialogut Strategjik javën e kaluar, i cili u mundësoi zyrtarëve të lartë të dy vendeve tona të forcojnë bashkëpunimin në gamën e çështjeve: sigurinë rajonale dhe globale (përveç si Aleatët e NATO-s dhe anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së), bashkëpunimi në mbrojtje…(përfshirë sigurinë kibernetike), integrimin europian, reformën në drejtësi dhe luftimin e korrupsionit, energjinë dhe ndryshimet klimatike, tregtinë dhe investimet. Takime me Departamentin e Shtetit, Departamentin e Drejtësisë, Energjisë, të Thesarit dhe Shtëpisë së Bardhë.

SHBA dhe Shqipëria janë të gatshme të bëjnë së bashku më shumë se kurrë më parë për demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin. Le të fillojmë punën dhe le të vazhdojmë të ecim përpara”, thekson ambasadorja Kim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat