Policia aksion në Vlorë, rrethohet pallati! Kush po kërkohet nga uniformat blu? Në ndihmë edhe forcat zjarrfikëse

Shqipëria

Policia aksion në Vlorë, rrethohet pallati! Kush po kërkohet nga uniformat blu? Në ndihmë edhe forcat zjarrfikëse

Më: 31 tetor 2022 Në ora: 23:38
Foto ilustrim

Policia e Vlorës ka zhvilluar një aksion në orët e vona të mbrëmjes, ku ka kontrolluar në një pallat pranë shtëpisë së oficerëve.

Korrespondenti i Panorama raporton se kërkimet janë bërë për një person në kërkim, por nuk dihet ende se për kë bëhet fjalë pasi nuk ka asnjë informacion.

Kontrollet janë bërë kryesisht në katin e pestë të një pallati.

Në ndihmë të policisë kanë ardhur edhe forcat zjarrfikëse, me qëllim hapjen e një porte.

Nuk ka ende detaje në lidhje me këtë operacion policor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat