Ish-prokurori për ekzekutimin e 39-vjeçarit tek “Kodra e Diellit”: Janë disa gjurmë që nuk mund të zhduken dhe…

Shqipëria

Ish-prokurori për ekzekutimin e 39-vjeçarit tek “Kodra e Diellit”: Janë disa gjurmë që nuk mund të zhduken dhe…

Më: 31 tetor 2022 Në ora: 23:41
Ish-Prokurori Eugen Beci

Ish-Prokurori Eugen Beci tha se gjeneza e të gjithë ngjarjes ku mbeti i vrarë me armë zjarri Briken Sanaj është Lezha, por pasojat i ka Tirana.

Në emisionin “Open” në News24, ai tha se dokumentimi mund të jetë shumë më i shpejtë, ndërsa theksoi se hetimi duhet të jetë më i saktë në drejtim të kësaj piste.

Ndërsa gazetari Mentor Kikia tha se zakonisht vrasjet të tipit mafioz, janë vrasje për llogari të mëdha.

Pjesë nga biseda:

Arjan Hoxha: Sipas informacioneve të publikuara mund të themi se kemi të bëjmë me një vrasje me pagesë. Dyshoj që është për hakmarrje, ky fenomen në Shqipëri fatkeqësisht është i njohur dhe gjatë gjithë këtyre viteve është punuar shumë pak. Me çfarë është përcjellë mendoj se jemi në rastin e hakmarrjes ose kemi të bëjmë me një vrasës me pagesë. Nuk përjashtohen pista të tjera.

Eugen Beci: Duke pasur në konsideratë dhe mënyrën se si policia ka bërë këqyrjen e ngjarjes, arrijmë në konkluzionin se dinamika për policinë është e qartë, pasi janë disa gjurmë që nuk mundet t’i zhdukin fare. Dhe kam përshtypjen se dokumentimi mund të jetë shumë më i shpejtë. Hetimi duhet të jetë më i saktë në drejtim të kësaj piste. Por mënyra si veprohet duke u përpjekur të zhdukin provat, ka edhe shumë detaje ku zjarri nuk bën do të gjë. Gjeneza e të gjithë ngjarjes është Lezha, por pasojat i ka Tirana. Në Lezhë ka ndodhur plagosja, në Tiranë vrasja. Vrasjet për hakmarrje nuk besoj se do të jetë me pagesë, shpeshherë ka ndodhur të kryhet nga vetë personi.

Mentor Kikia: Zakonisht vrasjet të tipit mafioz, janë vrasje për llogari të mëdha. Mafia vret pasi kanë dështuar të gjitha alternativat e tjera. Vrasjet për hakmarrje apo gjakmarrje janë krime ku dikur tradita e donte që vrasësi ta deklaronte vrasjen. Ka njerëz që i kanë kushtuar jetën duke e ndjekur viktimën për të çuar deri në fund hakmarrjen.

Glidona Daci: Autori ka parë edhe bashkëshorten, kanë pritur të largohen fëmijët, është treguar i kujdesshëm. E ka pasur idenë e qartë dhe objektivin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat