“E ke gotën para….”: Sherr me deputetin, Grida Duma ndërpret seancën pas debateve

Shqipëria

“E ke gotën para….”: Sherr me deputetin, Grida Duma ndërpret seancën pas debateve

Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 12:06
Grida Duma

Filloi dhe përfundoi me debate raportimi i Bora Muzhaqit në Komisionin e Çështjeve Sociale në Kuvend, ku ajo kishte shkuar për të raportuar mbi Projektbuxhetin e vitit 2023. Një ditë më parë, kryetarja Grida Duma i kërkoi Muzhaqit numrin e të rinjve në vend, gjë të cilin ajo nuk e kishte për momentin duke zgjedhur ditën e sotmë për ta sjellë.

Teksa Muzhaqi raportonte, u kalua te pyetjet e deputetëve, por kësaj radhe ishte Ilir Metaj që debatoi me njërën prej deputeteve demokrate të pranishme në Komision.

“Kur flas unë ju lutëm mos më ndërprisni. Kaq të drejtë e kemi këtu. Ju lutëm qetësohuni pasi keni edhe ujë aty para”, tha Metaj duke shkaktuar reagimin e Dumës.

“Ndërpresim seancën dhe rimblidhemi për masë disiplinore. Nuk mund t’i drejtohesh deputetes ti  ashtu”, tha Duma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat