Debate në Komisionin e Ekonomisë, kërkohet shfuqizimi i bordeve

Shqipëria

Debate në Komisionin e Ekonomisë, kërkohet shfuqizimi i bordeve

Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 16:08
Komisioni i Ekonomisë

Deputetët e opozitës kanë kërkuar shfuqizim të Bordeve të Transparencës në komisionin e ekonomisë ku po diskutohej projektbuxheti për vitin 2023.

Por ministrja e financave Delina Ibrahimaj theksoi se bordet do vazhdojnë të funksionojnë. Ibrahimaj pranoi se ka pasur kritika nga institucionet ndërkombëtare por theksoi se bordet po mbajnë nën kontroll çmimin e karburanteve.

Kjo ka shkaktuar debate të forta në komision. Sipas deputetëve të opozitës bordet po funksionojnë vetëm për të rritur të ardhurat në buxhet

Bordi i Transparencës u krijua pas një rritje të fortë çmimit të karburanteve në mars të vitit 2022 pas nisjes së konfliktit Rusi -Ukrainë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat