Largimi i shqiptarëve me gomone drejt Britanisë/ Braimllari: Keqqeverisja dhe humbja e shpresës i ka detyruar qytetarët të ikin!

Shqipëria

Largimi i shqiptarëve me gomone drejt Britanisë/ Braimllari: Keqqeverisja dhe humbja e shpresës i ka detyruar qytetarët të ikin!

Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 16:22
Sekretari Organizativ i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari

Sekretari Organizativ i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari bën përgjegjës kryeministrin Edi Rama për largimin masiv të shqiptarëve me gomone drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Në një postim në Facebook, Braimllari thotë se shkak i këtij shpopullimi është bërë keqqeverisja dhe humbja e shpresës për ndërtimin e të ardhmes në Shqipëri.

Braimllari citon Ministren e Brendshme Britanike, Suella Braverman e cila ngriti shqetësimin në parlament për emigrantët e paligjshëm që futen në territorin e Mbretërisë së Bashkuar.

Postimi i Endrit Braimllari:

Shpopullimi i Shqipërisë, Rama i bën çështje shqiptarët në parlamentin britanik

Keqqeverisja dhe humbja e shpresës për ndërtimin e të ardhmes në vendin tyre, ka bërë që me qindra shqiptarë çdo ditë të rrezikojnë jetën e tyre me gomone e varka të tjera të vogla për të shkuar në Britani.

Si asnjëherë më parë, jo për faj të tyre, por të qeverisë, e cila me korrupsionin galopant dhe vjedhjen e pasurive, i detyron çdo ditë të marrin rrugët e emigrimit, shqiptarët janë kthyer në një problem për qeverinë britanike.

Këtë e shprehu një ditë më parë edhe ministrja e Brendshme britanike, Suella Braverman në parlament ku deklaroi se këtë vit është vënë re një rritje e ndjeshme e numrit të të ardhurve nga Shqipëria.

E njëjta çështje ka zënë vend në faqet kryesore të mediave britanike, të cilat kanë raportuar se mbi 60 për qind e atyre që mbërrijnë në Britani me gomone janë shqiptarë, duke ja kaluar edhe afganëve, sirianëve dhe ukrainasve.

Kryeministri i rilindjes në vend që të merret me zgjidhjen e problemit, duke luftuar korrupsionin dhe duke hapur vende të reja pune, e gjen fajtorin për këtë hemorragji të shqiptarëve tek Franca dhe Anglia, të cilat sipas tij nuk po marrin masa për t’i ndaluar.

Ky mund të jetë kryeministri më qesharak në botë, që paaftësinë e tij kërkon t’ia ngarkojë të tjerëve.

Ndaj të gjithë bashkë më 12 nëntor për t’i treguar vendin këtij arroganti që vetëm për rehatinë e tij harxhon afro 16 mijë euro karburant vetëm për një fluturim me avion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat