Dështimi i negociatave për bashkimin e PD-së/ A qëndron Lulzim Basha pas “grupit të Alibeajt”? Përgjigjet Paloka: Shoh “hijen” e Ramës!

Shqipëria

Dështimi i negociatave për bashkimin e PD-së/ A qëndron Lulzim Basha pas “grupit të Alibeajt”? Përgjigjet Paloka: Shoh “hijen” e Ramës!

Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 19:25
Edi Paloka

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, është shprehur se nuk mendon se pas “grupit të Alibeajt” qëndron Lulzim Basha.

Paloka tha se më shumë beson se pas tyre qëndron vetë kryeministri Edi Rama, pasi sipas tij, me vendimet e tyre ata “çojnë ujë te mulliri i Ramës”.

Komentet Paloka i bëri gjatë një daljeje për mediat nga selia e PD-së, ku komentoi mosarritjen e marrëveshjes për bashkimin e dy pjesëve të kësaj partie.

Ai shtoi se ka pasur edhe bisedime të tjera dhe sipas tij kushtet e marrëveshjes ndryshuan pasi u ndryshua përfaqësuesi në negociata i “grupit të Alibeajt”.

“Paska qenë vetëm një dëshirë, zhbërja e vullnetit të demokratëve. Ju e prekët një çështje që është reale. Brenda grupit të Alibeajt secili ka nga një mendje të vetë dhe nga një interes personal. Nuk dua ta kaloj deri në këtë nivel sot, por deklarata është zyrtare. Ka pasur deputet nga grupi i tyre që kanë thënë se ne nuk duhet të kundërshtojmë primaret. U ndryshua përfaqësuesi i tyre dhe hynë në diskutim primaret. Jami përpjekur për bashkim gjatë gjithë kohës. Unë nuk kam kontaktuar ndonjëherë me Alibeajn, por përderisa ata e cilësojnë si kryetar të grupit të tyre, ai që kam diskutuar më parë ka ardhur si përfaqësues i Alibeajt. Se ku është Partia Demokratike është e qartë për këdo. Ishte dëshira për bashkim, pasi ndikon edhe në psikologjinë e elektoratit. Ky është një detaj që do të zgjidhet nga teknikët, pra detaji i logos. Në çdo zgjedhje që kemi qenë vetëm 2 herë këmi dalë me logon e PD-së. Unë gjatë gjithë kohës kam diskutuar me kolegët e grupit tjetër. Një përfaqësues i ardhur gjysmëzyrtarisht nga grupi i tyre mund të ketë ardhur rreth një muaj pasi të ishin shpallur primaret. Interesat janë të gjitha andej. Nëse do të ketë mundësi do të jap edhe detaje. Nëse ata dalin me kandidatura të tyret e kanë pranuar edhe vetë që nuk fitojnë, por do i prishin punë PD-së. Për mua nuk kanë rëndësi numrat sesa ideja e bashkimit të Partisë Demorkatike. Një njeri ka interes që PD të mos bashkohet, ai është Edi Rama. Unë jam i bindur që shumica e deputetëve që janë në grupin e Alibajt nuk kanë asnjë lidhje me Edi Ramën. Por ata që e përfaqësojnë çojnë ujë te mulliri i Edi Ramës. Ai grup ka bashkuar votat me Edi Ramën rreth 4-5 herë. Nuk e di Lulzim Basha nuk ka hyrë fare, po nuk besoj që ka ndërhyrë, më shumë mund të jetë huja e Edi Ramës”, u shpreh Paloka.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat