Alibeaj kërkoi ndërmjetësimin e një biznesmeni për të negociuar me Berishën? Përgjigjet ish-kryeministri

Shqipëria

Alibeaj kërkoi ndërmjetësimin e një biznesmeni për të negociuar me Berishën? Përgjigjet ish-kryeministri

Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 21:20
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha është pyetur nëse deputeti Enkelejd Alibeaj ka kërkuar muaj më parë zhvillimin e një takimi me ndërmjetësimin e një biznesmeni.

Berisha nuk e mohoi takimin me këtë biznesmen, identitetin e të cilit nuk e bën të ditur, por shton se nuk e di pse është kërkuar ndihma e tij. Ish-kryeministri, i ftuar në emisionin “Log” thotë se është i hapur për të komunikuar dhe për të diskutuar me çdo anëtarë të PD-së, pa ndërmjetësimin e asnjë personi të tretë.

Berisha: Tani, të jem i sinqertë, secili nga ata deputetë e kanë derën e Sali Berishës të hapur,përsa kohë janë deputetë të PD-së, përderisa statuti i PD-së nuk e ka nenin e përjashtimit. Anëtarë të grupit parlamentar të PD-së, në përputhje me atë statut, kanë të drejtën e fraksionit. Kur hyra në seli, takova Enkelejd Alibeajn dhe Gazment bardhin. Kjo nuk përbën lajm, edhe nesër po të vijnë në zyrë, do i pres. Kjo nuk ka dyshim. Janë zhvilluar bisedime, sepse normalisht që do zhvilloheshin me cilindo eksponentë të PD-së që shtron problemet, do zhvillohet dialog.  Nuk kam këërkuar ndërmjetësimin e askujt.

Pyetje: Nuk jeni takuar me këtë biznesmen?

Berisha: Nuk them që nuk më ka takuar, pse dhe tek, nuk e di. Dera e çdo anëtari të grupit parlamentar, e imja është e hapur.

Pyetje: Alibeaj nuk ka nevojë ndihmën e një biznesmeni?

Berisha: Mjafton të kërkojë takim dhe ai do pritet. Kjo përderisa është në komfort të atij statuti që unë i përmbahem, është anëtar i grupit parlamentar. Ai statut nuk përjashton. Statuti i parë e ka pasur përjashtimin, unë e kam hequr për kushtet që po kalonte PD-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat