Tritol banesës në Fushë Krujë, ende asnjë të shoqëruar në polici

Shqipëria

Tritol banesës në Fushë Krujë, ende asnjë të shoqëruar në polici

Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 09:25
Foto ilustrim

Nuk ka ende asnjë të shoqëruar për shpërthimin që ndodhi natën e kaluar në Fushë Krujë.

Një sasi e vogël lënde plasëse shpërtheu natën e kaluar në oborrin e një shtëpie në lagjen “Magaze” të Fushë Krujës.

Si rezultat i shpërthimit në oborrin e banesës së shtetasit Mehmet Baftjari u shënuan vetëm dëme të vogla materiale, ndërsa policia vijon punën për zbardhjen e ndonjë konflikti të mundshëm të Baftjarit me persona të tjerë.

Në zonë, ai njihet si person që ka probleme me alkoolin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat