Hakerat publikojnë listën e agjentëve të SHISH, pjesë e të dhënave janë edhe numrat e telefonit

Shqipëria

Hakerat publikojnë listën e agjentëve të SHISH, pjesë e të dhënave janë edhe numrat e telefonit

Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 06:09
Foto ilustrim

Hakerat iranianë kanë publikuar sot (2 nentor) të dhënat e agjentëve të Shërbimit Informativ Shqiptar. Lista përmban emrat, ndërsa pjesë e të dhënave janë email-et dhe numrat e telefonit.

Listën e plote me emrat e agjenteve të SHISH e gjeni ne telegramin e Homeland Justice.

Hakerat iranianë, të cilët prej kohësh kanë hyrë në sistemet tona online kanë publikuar herë pas here të dhëna sensitive për shqiptarët.

Image
Foto

Pak dite me parë, po në rrjetin telegram, hakerat publikuan të gjitha të dhënat personale të kreut të qeverisë. Ndër to janë kartat e identitetit, pasaportat, adresa e banimit e të dhëna të tjera.

Gjithashtu ju bënë publike edhe të gjitha hyrjet dhe daljet e kryeministrit nga Shqipëria që nga viti 2004 e deri në 2022. Në këtë dokument janë të dhënat e 394 udhëtimeve të kryeministrit, shumica e të cilave me avionë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat