Rama për BBC: Mos na fajësoni për problemet kufitare të Britanisë

Shqipëria

Rama për BBC: Mos na fajësoni për problemet kufitare të Britanisë

Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 09:13
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka komentuar sërish deklaratën e Sekretares së Brendshme Suella Braverman se Britania ndodhet përballë një pushtimi azilkërkuesish, kryesisht nga shqiptarët.

Në një deklaratë për BBC, kreu i qeverisë e ka cilësuar deklaratën e Braverman si “të çmendur” ndërsa shtoi se e kishte të pamundur që të mos reagonte ndaj kësaj lloj gjuhe që sipas tij nuk është politikë.

"Kjo lloj gjuhe nuk është një politikë, nuk është një program. Nuk bëhet fjalë për një person. Ka të bëjë me klimën që është krijuar dhe ka të bëjë me gjetjen e kockave të kurbanit dhe fajësimin e të tjerëve. Nuk bëhet fjalë për shqiptarët, as alienët apo gangsterët, por ka të bëjë me politikat e dështuara për kufijtë dhe krimin. Kjo lloj gjuhe nuk është një politikë, nuk është një program, nuk është një vizion.

Ajo nuk është gjë tjetër veçse nxitja e ksenofobisë dhe synimi, veçimi i një komuniteti. Unë admiroj gjithçka që përfaqëson Britania. Por me të vërtetë jam i neveritur për këtë lloj politike që në fund është e dënuar të dështojë”, tha Rama.

Braverman deklaroi se Anglia jugore po përballej me një "pushtim" të emigrantëve, ndërsa ka akuzuar gjithashtu  shqiptarët për "abuzim me ligjet moderne të skllavërisë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat