Sekuestrohen rreth 400 kg drogë në kufirin greko-shqiptar

Shqipëria

Sekuestrohen rreth 400 kg drogë në kufirin greko-shqiptar

Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 11:06
Droga e kapur nga policia

Një ngarkesë me 375 kilogramë lëndë narkotike hashash është sekuestruar në kufirin greko-shqiptar.

Gjatë sekuestrimit të lëndës narkotike policia greke, në Zagor të Janinës k arrestuar dy persona, një shtetas grek dhe një emigrant shqiptar, ndaj të cilëve është ngritur kallëzim penal për trafikim të lëndëve narkotike.

Mediet lokale raportojnë se një furgon që vinte nga kufiri i gjelbër është ndaluar.

Në të janë gjetur dhe sekuestruar 85 pako që përmbanin 374 kg 850 gramë lëndë narkotike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat