“I kërkojmë me qiri”, fermerët në Vlorë: I vjelim vetë ullinjtë, do marrim punëtorë nga Afganistani

Shqipëria

“I kërkojmë me qiri”, fermerët në Vlorë: I vjelim vetë ullinjtë, do marrim punëtorë nga Afganistani

Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 16:25
Fermer

Do t’i kërkojmë punëtorë me qiri do t’i marrim në Afganstan.”

Kiço Binjaku dhe bashkëshortja e tij po mbledhin ullinjtë e nipërve të tyre, në Bestrovë të Vlorës, pasi nuk po gjejnë punëtorë.

“Kemi ardhur të ndihmojmë nipërit. Punëtorë s’ka paratë s’na dalin. Pensionistë jemi I mbledhim vetë, avash avash.”

“Edhe ndonjë punëtor, me përtesë vjen dhe kërkon 40 mijë apo 50 mijë lekë për një thes.”

Edhe 74 vjeçari Minella Dhamaj nuk po gjen punëtorë.

Me shumë vështirësi po ja del të mbledhë ullinjtë. Punoi disa orë dhe u ul të pushojë.

“Vetë nuk ka krahë pune. Erdha vetë këtu. E pëlqej si punë edhe pse nuk e kam takatin. Është si fushatë ka shumë rrënjë s’përballohet dot. Në monizëm nga vinin nga Vlora na ndihmonin.”

Me të njëjtën problematikë përballen dhe fermerë të tjetër të Bestrovës. Edhe pse janë të moshuar janë të detyruar të punojnë. Pensionet e tyre janë të vogla. Ndaj shesin ullinjtë për të siguruar të ardhura shtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat