33.5 kg kokainë në kontenierin me banane në Portin e Durrësit

Shqipëria

33.5 kg kokainë në kontenierin me banane në Portin e Durrësit

Më: 4 nëntor 2022 Në ora: 11:39
Foto ilustrim

Policia e Durrësit ka dhënë informacione lidhur me aksionin e koduar “Again”, ku brenda një kontenieri me ngarkesë bananesh u gjetën 33.5 kilogramë kokainë.

Policia ka bërë me dije se është arrestuar administratori i kompanisë që priste ngarkesën me banane dhe 2 punonjës të skanerit në Portin e Durrësit, ndërsa është shpallur në kërkim presidenti i kompanisë.

Sipas Policisë, këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë organizuar trafikimin e 33.5 kg kokainë, nga Ekuadori në drejtim të Portit të Durrësit.  Policia sqaron se kanë rënë në pranga administratori i kompanisë 57-vjeçari P.D., operatori i skanderit 48-vjeçari A.N., dhe imazhieri i skanerit 48-vjeçari A.S.

“Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore, të kryera nga strukturat e Hetimit të Krimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, për zbardhjen e rastit të trafikimit të 33.5 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, që u gjetën dhe u sekuestruan nga Policia, gjatë operacionit policor të koduar “Again”,  u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: P. D., 57 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator i kompanisë që kishte porositur ngarkesën me banane, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”;  A. N., 48 vjeç, banes në Tiranë, me detyrë operator skaneri, në Portin e Durrësit, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Falsfikimi kompjuterik”;   A. S., 48 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë imazhier skaneri, në Portin e Durrësit, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Flasifikimi kompjuterik”. Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi T. M., 53 vjeç, banues në Tranë, president i kompanisë pritëse të ngarkesës me banane. Vijon intensivisht puna për kapjen e tij. 

Arrestimi i 3 shtetasve dhe shpallja në kërkim e presidentit të kompanisë, u bënë në kuadër të operacionit policor të koduar “Again”, gjatë të cilit, shërbimet e Policisë, bazuar në inteligjencën informative që dispononte Policia e Shtetit, se në një kontenier me ngarkesë bananesh, për llogari të një kompanie në Tiranë, kishte lëndë narkotike, ushtruan kontroll të imtësishëm me qen antidrogë, pavarësisht se skaneri e nxorri të pastër ngarkesën me banane. Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë organizuar trafikimin e 33.5 kg kokainë, nga Ekuadori në drejtim të Portit të Durrësit”, thuhet në njoftimin e Policisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat