Aksident në aksin Tepelenë-Gjirokastër, makinat përplasen kokë më kokë

Shqipëria

Aksident në aksin Tepelenë-Gjirokastër, makinat përplasen kokë më kokë

Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 09:16
Foto nga vendi i ngjarjes

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën mëngjesin e sotëm në aksin Tepelenë-Gjirokastër.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:10 në vendin e quajtur “Luzat.”

Policia bën me dije se automjeti tip “Dacia”, që drejtohej nga shtetasi K. Ç., është përplasur me automjetin tip “Seat”, me drejtues shtetasin H. S.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Dacia”, shtetasi K. Ç. dhe pasagjeri që ndodhej në automjetin tip “Seat”, shtetasi Xh. G. 19 vjeç, banues në Tepelenë.

Të plagosurit u transportuan në spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat