Aksident pranë pikës kufitare të Kapshticës, dy persona të lënduar

Shqipëria

Aksident pranë pikës kufitare të Kapshticës, dy persona të lënduar

Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 20:13
Foto ilustrim

Një aksident me pasojë dy të lënduar ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në afërsi të pikës kufitare të Kapshticës.

Mësohet se një mjet ka dalë nga rruga dhe shkaqet e aksidentit dyshohen të jenë lagështira për shkak të reshjeve të shiut.

Të lënduar lehtë kanë mbetur 2 persona që ndodheshin në mjet, jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe grupi hetimor në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat