Largimi i shqiptarëve/ Tedi Blushi: Rama është autori i vrasjes së shpresës tek të rinjtë!

Shqipëria

Largimi i shqiptarëve/ Tedi Blushi: Rama është autori i vrasjes së shpresës tek të rinjtë!

Më: 6 nëntor 2022 Në ora: 07:13
Edi Rama dhe Tedi Blushi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së LIrisë, Tedi Blushi i ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së 12 nëntorit për të larguar kryeministrin Edi Rama.

Në një postim në Facebook, Blushi thotë se Rama është armiku kryesor i lirive dhe është autor i vrasjes së shpresës tek të rinjtë.

Sipas Blushit, vetëm një shpirtshitur si Rama mund të vendosë në zbatim një projekt si shpopullimin e Shqipërisë.

Postimi i Tedi Blushit:

Shqiptarët po ikin sepse Edi Rama është armiku i lirive të tyre, është armiku i demokracisë dhe shtetit ligjor, është autori i vrasjes së shpresës së të rinjve, i konflikteve dhe përjashtimeve të thella sociale, në nivele të tilla sa që po i detyrojnë të rrezikojnë edhe jetën duke kaluar La Manshin me gomone!

Vetëm një faqezi, shpirtshitur dhe gjakprishur si Edi Rama mund të vinte në zbatim një filozofi kaq antikombëtare sa shpopullimi i Shqipërisë! Ai është autori dhe përgjegjësi kryesor!

Ndaj të gjithë qytetarët në 12 Nëntor do të kërkojnë largimin e Edi Ramës për të ndaluar shpopullimin e vendit dhe korrupsionin vrastar të “Rilindjes”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat