Grida Duma takim me kreun e Komunës së Preshevës: Tirana dhe Prishtina duhet të bëjnë më shumë për këtë vend ku tingëllon gjuha e pastër shqipe

Shqipëria

Grida Duma takim me kreun e Komunës së Preshevës: Tirana dhe Prishtina duhet të bëjnë më shumë për këtë vend ku tingëllon gjuha e pastër shqipe

Më: 6 nëntor 2022 Në ora: 12:37
Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma

Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma, ka zhvilluar një takim me kreun e Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi.

Përmes një postimi në Instagram Duma ka ndarë pamje nga takimi dhe nënvizon se Tirana dhe Prishtina duhet të bëjnë më shumë për Preshevën.

Ajo shton se me numërimin e fundit të popullsisë nga Eurostat, 100 mijë shqiptarët e Preshevës nuk mund të evitohen dot më, apo të lihen indiferent në politikat rajonale.

POSTIMI I PLOTË

Lugina e Preshevës.

Kaq herë kisha menduar që duhet ta shkelja e ta prekja, aq sa mundet në pak orë një realitet të shqiptarëve që jetojnë e sfidojnë shumë në Serbi.

Një triumf i madh numërimi i popullsisë nga Eurostat, më në fund janë konfirmuar mbi 100 mijë shqiptarë.

Ky është një fakt që askush nuk e eviton dot më dhe as indiferenton dot në politika rajonale, shqiptarët e Preshevës janë faktor.

Shqiprim Arifi, një model i ri i politikanit, rritur e formuar në Gjermani; qeveris Komunën e Preshevës dhe kryeson Alternativen për Ndryshim prej dy mandatesh.

Një parti të re, të cilën e bëri fituese brenda pak vitesh, vetëm me frymën e re të mendësisë europiane.

Ndër të tjera më tha: “Nuk do te jem më as kryetar komune as kryetar partie. E kemi në statut që maksimumi dy mandate mund të kryesojmë. Por jam shumë i kënaqur që kemi bërë kaq shumë e arritëm të demaskojmë politikat e denigrimit dhe pasivizimit të adresave.

Por padyshim Tirana dhe Prishtina duhet të bëjnë më shumë!”

Presheva sfidon vuajtjet dhe kostot e të shkuares, “tradhëtite politike”, farsat hipokrite të propagandes, me rezistencën e preshevarëve që nuk e leshojnë tokën e vet,  me bijtë e bijat e diasporës që kanë aty,  mendjen dhe zemrën me investimet që bëjnë pa deftere llogarish.

Presheva një vend frymëzues ku tingëllon, një gjuhë shqipe e pastër dhe e bukur dhe ku xhamia e Ibrahim Pashës është ndërtuar nga Bushatllinjtë e Shkodrës.

Presheva jonë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat