Mbante të ngujuar familjen në Tiranë, fqinjët: Vuante nga çrregullime të shëndetit mendor

Shqipëria

Mbante të ngujuar familjen në Tiranë, fqinjët: Vuante nga çrregullime të shëndetit mendor

Më: 6 nëntor 2022 Në ora: 13:30
Foto nga vendi i ngjarjes

52-vjeçari i arrestuar sot në Tiranë sepse mbante të ngujuar gruan dhe fëmijët e mitur, vuante nga çrregullime të shëndetit mendor, thonë fqinjët për Top Channel.

Fqinja e familjes tha për gazetaren Anila Hoxha se Xherxhi Laçi vuante nga çrregullime të shëndetit mendor dhe nuk i linte të dilnin familjarët.

Ajo shtoi se i mbanin fqinjët dhe të afërmit me ushqime.

Në bashkëpunim me drejtorinë e antiterrorit, Komisariati i Policisë numër katër në Tiranë e arrestoi 52-vjeçarin të cilit në banesë iu gjet dhe municion luftarak. gjatë kontrollit në oborr, iu gjetën 700 fishekë luftarak dhe krëhëra automatiku.

I dënuar më parë për armëmbajtje pa leje Xherxh (Gjergj) Laçi, mbante të mbyllur prej 6 vjetësh duke i dhunuar sistematikisht dhe kërcënuar me armë të ftohta, bashkëshorten dhe dy fëmijët e mitur, të cilët nuk i lejonte të frekuentonin shkollën, për shkak të bindjeve të tij radikale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat