I shpëtoi atentatit tre muaj më parë, 46-vjeçari gjendet i vdekur në banesë nga familjarët e tij!

Shqipëria

I shpëtoi atentatit tre muaj më parë, 46-vjeçari gjendet i vdekur në banesë nga familjarët e tij!

Më: 6 nëntor 2022 Në ora: 13:37
Foto ilustrim

Admir Bejo, 46-vjeçari që i shpëtoi atentatit me armë zjarri tre muaj më parë është gjetur sot i vdekur në banesë nga familjarët e tij.

Ai është transportuar në spitalin e Beratit dhe më pas në atë të Traumës në Tiranë. Një ditë më parë policia identifikoi edhe autorin e plagosjes së tij, që rezultoi të ishte fqinji që kishte pasur konflikt me të për shkak të një borxhi të papaguar.

Bejo ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm dhe dyshimet e policisë janë se shkak mund të jetë bërë mbidoza duke qenë se dyshohet se ai kishte konsumuar lëndë narkotike.

Sipas News 24, trupi i pajetë i 46-vjeçarit është transportuar në morgun e Spitalit Rajonal të Beratit, ku autopsia mjeko-ligjore përcaktoi si shkak të vdekjes “trombozën në mushkëri e zemër”.

Bejo njihej në qytet si përdorues i rregullt prej vitesh i lëndëve narkotike, ndërkohë që burimet policore bëjnë me dije se në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune.

Në vitin 2007, ai së bashku me vëllanë Ilija Bejon, kanë tentuar që të vrasin 2 vëllezërit Ardian Kundja dhe Saimir Kundja. Atentati ndaj këtyre të fundit u krye rreth orës 8:00 të mëngjesit, teksa dy vëllezërit ishin duke dalë nga hyrja e pallatit në të cilin jetonin.

Pas të shtënave, dy autorët që menduan se i lanë të vdekur shënjestrat e tyre, u larguan me shpejtësi nga vendngjarja. Pas atentatit policia konfirmoi se një nga pistat e hetimit ishin konfliktet e vjetra për një vajzë nga Kuçova që bashkëjetonte prej me shume se një viti me vëllain e Admir Bejos, Ilia Bejon.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat