Tërmeti i 26 nëntorit, Prokuroria përfundon gjykimin, ish-drejtori i ALUIZN-it fiton pafajësinë

Shqipëria

Tërmeti i 26 nëntorit, Prokuroria përfundon gjykimin, ish-drejtori i ALUIZN-it fiton pafajësinë

Më: 7 nëntor 2022 Në ora: 09:24
Tërmeti i 26 nëntorit

Përfundon gjykimi për çështjen e tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Për rrjedhojë kanë fituar  pafajësinë ish-drejtori i ALUIZNI-it Flamur Gjuzi, ish-drejtori i IMT-së Artur Çela, pronari lokalit Barons ku vdiqën dy persona dhe Artur Terziu.

Punonjësi i ALUIZN-it, Skerdi Bello është dënuar me shërbim prove 2 vite. Ndërkohë Aldo Dakovelli është dënuar me shërbim komuniteti.

Si pasojë e tërmeti të 2019-ës kujtojmë se u dëmtuan një numër i konsiderueshëm banesash dhe objektesh të tjera, ndërsa humbën jetën gjithsej 51 persona. Vetëm në qytetin e Durrësit u regjistruan 23 viktima.

Hetimet nisën në momentin kur dëmtimet e këtyre godinave dhe pasojat në vdekjen e njerëzve kanë ardhur edhe si shkak i ndërtimeve të kryera pa respektuar rregullat, normat dhe standardet në fushën e ndërtimeve, si dhe për shkak të ndërtimeve të kryera pa lejen e organeve kompetente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat