Meta me mësues dhe nxënës të shkollës austriake: Koha që ky model i suksesshëm të zgjerohet edhe në qytetet e tjera

Shqipëria

Meta me mësues dhe nxënës të shkollës austriake: Koha që ky model i suksesshëm të zgjerohet edhe në qytetet e tjera

Më: 7 nëntor 2022 Në ora: 10:31
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaroi sot se shkolla “Peter Mahringer” është modeli më i mirë i zhvillimit të arsimit profesional në nivelet më të larta bashkëkohore.

Meta ka publikuar një foto me nxënës dhe mësues të shkollës, teksa thekson se është koha që shteti dhe Qeveria shqiptare këtë model të suksesshëm ta zgjerojë edhe në qytetet e tjera kryesore të vendit

Shkolla “Peter Mahringer” është modeli më i mirë i zhvillimit të arsimit profesional në nivelet më të larta bashkëkohore. Duke i qenë mirënjohës Austrisë për këtë investim shumë cilësor tani është koha që shteti dhe Qeveria shqiptare këtë model të suksesshëm ta zgjerojë edhe në qytetet e tjera kryesore të vendit në mënyrë që të rinjtë tanë të fitojnë njohuritë më të avancuara të kohës dhe të integrohen menjëherë në tregun e punës me paga të larta. 📚🇦🇱🇦🇹”, shkruan Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat