“Do tërhiqemi përkohësisht nga bojkoti mësimor”/ Kovaçi: Nesër do mbahet protesta e radhës

Shqipëria

“Do tërhiqemi përkohësisht nga bojkoti mësimor”/ Kovaçi: Nesër do mbahet protesta e radhës

Më: 7 nëntor 2022 Në ora: 10:47
“Do tërhiqemi përkohësisht nga bojkoti mësimor”/ Kovaçi: Nesër do mbahet protesta e radhës

Pedagogët do të dalin nesër në orën 11:00 sërish në protestë para Politeknikut.

Këtë gjë e bëri të ditur kreu i Sindikatës Aleksandër Kovaçi, i cili tha se pedagogët do të tërhiqen përkohësisht nga bojkoti mësimor.

 “Tani më 9 javë nga dërgimi i peticionit, 7 javë protesta dhe 3 javë bojkot të procesit mësimor me synim të reagimit, përshkallëzimi i hapave të ndjekura erdhi si rrjedhojë e indiferentizmit. E kemi fjalën për ministrinë dhe institucionet. Parlamenti dhe politika u nxit dhe e bëri këtë çështje të ditës. Qeveria bëri zgjidhje kozmetike.

Është bërë pak për universitetin. Flitet shumë dhe bëhet pak për universitetet. Ndaj nesh pati intimidime dhe shantazhe. Vazhdimin e protestave të gjitha proceset demokratike, përfshirë protestat kombëtare periodike, por duke pezulluar përkohësisht bojkotin e procesit mësimor,, duke përmbushur detyrimin akademik, atë të mësimit për studentët. Ne vazhdojmë të kërkojmë kërkesat tona. Vendosëm që nesër në 8 nëntor do të mbajmë protestën e radhës në orën 11 para Politeknikut.

Një pjesë e rektoratit mendoi se nuk ishte koha e përshtatshme për bojkot. Presioni erdhi që nga kryeministri. Dua të denoncoj faktin se vetëm 3 universitete kanë premtuar që do të financojnë 8%. Ne dua 30%. Në Shkodër është miratuar 2%, pasi ska asnjë shans që të bëjë rritjen 8%. Bojkoti i sezonit të provimeve është një variant i mundshëm i bojkotimit të mësimit në sezonin e shkurtit.”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat