Rama pret në takim ambasadoren e SHBA-së në OKB

Shqipëria

Rama pret në takim ambasadoren e SHBA-së në OKB

Më: 7 nëntor 2022 Në ora: 11:42
Foto nga takimi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka pritur në takim ambasadoren e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield.

Takimi mes tyre është zhvilluar në godinën e Kryeministrisë.

Vetë Rama ka publikuar një foto të takimit duke e shoqëruar me mbishkrimin: “Me anëtaren e kabinetit të Presidentit Biden, Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield”.

Më herët gjatë ditës së sotme, ambasadorja e SHBA në OKB u takua edhe me Presidentin Bajram Begaj.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Linda Thomas-Greenfield, mbërriti në Shqipëri një ditë më parë, ku vizitoi edhe Shtëpinë e Gjetheve, e shoqëruar nga ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

Shqipëria dhe SHBA janë bashkëpenëmbajtëse në Këshillin e Sigurimit në OKB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat