“Një prind nuk e bën kurrë këtë”- Berisha: Erdogan urdhëroi vasalin e tij në Tiranë të mbyllë kopshtin e fëmijëve

Shqipëria

“Një prind nuk e bën kurrë këtë”- Berisha: Erdogan urdhëroi vasalin e tij në Tiranë të mbyllë kopshtin e fëmijëve

Më: 7 nëntor 2022 Në ora: 17:33
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në konferencën për gazetarët pasditen e sotme se mbyllja e kopshtit turk në Tiranë është bërë me urdhër të presidentit turk Recep Tayip Erdogan.

Ai deklaroi se Eedogan ka urdhëruar vasalin e tij në Tiranë duke shkelur #do ligj dhe rregull në marrëdhëniet mes dy vendeve,

Berisha shtoi se Erdogan punon për pushtetin e Edi Ramës duke e trajtuar Shqipërinë si provincë të Ankarasë.

“Vendimet duhet të merren në Tiranë, jo në Stamboll. Kjo e kopshtit të fëmijëve tuaj është historia më e turpshme. Dikur perandoria urdhëronte të mbylleshin shkolla se flitej shqip në to. Me Turqinë jemi miq por kjo mund të ndodhë kurrë. Ka probleme ai të brendshme politike dhe urdhëron vasalin e tij politik në Tirane të mbyllë kopshtin. Një prind nuk e bën kurrë këtë. Çfarëdo u them këtyre vogëlushëve unë se nesër nuk do shkoni në kopsht se e ka mbyllur qeveria.

Del dhe e falenderon ministri turk dhe e favorizon Xhaçkën e qeverisë për aktin që ka bërë. Është shkelur çdo ligj, çdo rregull edhe në marrëdhënie mes dy vendeve. Ju e dini që kam punuar për marrëdhënie miqësore mes Shqipërisë dhe Turqisë. I them presidentit turk që në këtë mënyrë interesat turke në këtë vend marrin fund. Nuk mund të pranohet kjo. Nuk mund të trajtohen shqiptarët në këtë mënyrë për karrige të Edi Ramës dhe karrigen e tij. Çfarë rreziku ka një kopsht shembullor me 250 fëmijë. Këtij mund t’i thuash çdo fjalë por vetëm shqiptar jo, Nuk ka asgjë shqiptare këtu.

Unë merrem se dua që këta fëmijë të jenë zotër të vendit të tyre.. Dhe vendimet për ta t’i marrin shqiptarë. Të diktojnë sikur je një provincë e Ankarasë apo Anadollit. Marrëdhëniet mes vendeve në raportin personal Erdogan Rama janë jashtëzakonisht problematike. Ai punon për pushtetin Edi Ramës. Po shkel të gjitha rregullat. Edi Rama pranon që Shqipëria të trajtohet si provincë e Ankarasë. Çdo vend ka interesat e tij në vendin tjetër. Por çfarë marrëveshje ka mes Shqipërisë dhe Turqisë që të mbyllen kopshtet dhe shkollat. Ndër më të mirat”, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat