Zekthi: Kriza në PD, ka rrënjët në egoizmin dhe narcizizmin e lidershipit politik

Shqipëria

Zekthi: Kriza në PD, ka rrënjët në egoizmin dhe narcizizmin e lidershipit politik

Më: 7 nëntor 2022 Në ora: 17:47
Zekthi: Kriza në PD, ka rrënjët në egoizmin dhe narcizizmin e lidershipit politik

Analisti Fitim Zekthi, ka deklaruar se kriza brenda Partisë Demokratike, i ka rrënjët në egoizmin dhe narcizimin e lidershipit të kësaj partie, përfshirë Sali Berishën dhe personat që mendojnë si ai.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, Zekthi u shpreh se sipas tij PD legjitime është pjesa e grupit të demokratëve të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj.

Ai shtoi se kryeministri Edi Rama nuk dëshiron që ky grupim të legjitimohet si PD zyrtare, pasi Berisha nuk është kandidat potencial për kryeministër, ndaj prej grupimit që drejtohet nga Berisha, tha se Rama nuk ndjehet i kërcënuar

Pjesë nga biseda në studio:

Fitim Zekthi: Vjet ndoshta u krijuar mundësia që PD të ngrihej mbi krizën e të ripërtërihej.

Lidershipi i PD po tregohet egoist dhe narcizist, Berisha dhe ata që e shohin interesin e PD nën interesin vetjak. Kriza në PD ka këtë shkak.

Berisha nga Prilli ka bërë thirrje për bashkim e pajtim, por nuk munbd të jetë dëshmi e zgjidhjes së krizës dhe gjetja e mënyrës për një PD të ndershme, fakti që fton në bashkëpunim ato që i kë akuzuar për korrupsion, hajduit e pa mora. Ose je jo serioz kur i thua këto gjëra, ose nuk ke moral dhe bashkëpunon me to.

Primaret, janë instrument propagande i lëvizjes së Foltores që ka uzurpuar PD. Foltorja nuk ka Primaret dëshmi të demokratizimit, ndruyshe do njehte dhe pranonte vendimet e gjykatave. Edhe sot ata thonë se kush mendon ndryshe nga Berisha është me Ramë, “Kush nuk është me mua është kundër meje”, gjuhë që Shqipëria e ka njohur mirë me diktaturën.

Fakti që Berisha mend kështu tregon se thjeshtë kërkon dominim, sundim. E gjitha ka qenë show. Edh Bardhi nën presionin e Foltores shkoi në negociata por ishte e qartë që nuk do kishte negociim, ose do ndaheshin siç ndodhi ose grupi i Berishës do shkelte atë të Alibeaj.

Nuk mund të kesh bashkim me atë që nuk pyet për moral.

Ina Qirjo: Kë duhet të njohin qytetarët?

Fitim Zekthi: Qytetarët duhet të thonë ky vend ka që nga 91 që po shkon shumë keq. Prindërit mendojnë se fëmijët e tyre do jetojnë më keq. Vendi është në krizë të plotë. E tillë është edhe opozita se kërkon të imponohet me mënyra imorale.

Burimi i legjitimitetit është vetëm morali.

E drejta nukë shtë çështje mbështetje apo popullariteti. Fuqia e shumicës nuk e bën dot të padrejtën të drejtëët. Turmat kanë vrarë e përndjekur profetë. Fakti që Foltorja mund të jetë shumicë, nuk do të thotë që kanë të drejtë. Shumica nukka fuqi konstante sepse nesër mund të jetë pakicë.

Ina Qirjo: Nëse dalim në zgjedhje si do shkojë me PD ku do shkojë si forcë politike?

Fitim Zekthi: PD sot është në dy degë, Foltorja e Berishës dhe PD e Alibeaj ka të drejtën të gëzojë PD si lideri, por sillen si të pushtuar. Dy degët do nxjerrin dy kandidatë. Sot legjitimi për mua qëndron në grupin e drejtuar nga Aliebaj.

Rama nuk ka interes që PD e drejtuar nga Alibeaj të legjitimohet.

Berisha nuk mund të shkojë në asnjë vend e nuk mund të takojë anëtarë të rëndësishëm të qeverive atje. Berisha nuk mund të jetë kandidat për kryeministër, ndaj Rama ka interes që të legjitimohen si opozita reale e këtij vendi.

Ina Qirjo: Po në lidhje me protestën e 12 nëntorit?

Zekthi: E kanë bërë gjithmonë vetëm për të rregulluar jetën politike jo për qytetarët.

Unë për vete nuk do të marr pjesë në protestën e 12 nëntorit.

Të njejtën kanë bërë gjithë kohës të gjithë lidershipët. Kurrë Shqipëria nuk ka të mirë nga protestat politike, protesta partiake për qëllime partiake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat