“Kombi po shpërbëhet me shpejtësi të pabesueshme”- Berisha: Do të subvencionojmë fëmijën e tretë!

Shqipëria

“Kombi po shpërbëhet me shpejtësi të pabesueshme”- Berisha: Do të subvencionojmë fëmijën e tretë!

Më: 7 nëntor 2022 Në ora: 20:21
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha mbajti këtë të hënë një takim me banorë të Njësisë nr.9 në kryeqytet.

Në fjalën e tij Berisha atakoi qeverinë Rama për shpopullimin e vendit, ku tha se përmes korrupsionit dhe vrasjes së votës së lirë, maxhoranca socialiste ka bërë që qytetarët të humbasin shpresën dhe të largohen.

Ish-kryeministri shtoi se PD ka në plan ripopullimin e vendit. Sipas tij rikthimi i klimës pro-biznes dhe subvencionimi i fëmijës së tretë do të bëjë që demografia të rritet.

“Edhe njëherë theksoj se sot ne jemi në një mision në mënyrën më të sigurt shpëtimtar për këtë vend dhe për këtë komb, i cili para syve tanë po shpërbëhet me një shpejtësi të pabesueshme. Nga 2014 deri më sot janë dhjetëra mijër që janë larguar nga Australia në Norvegji jashtë Bashkimit Evropian. Asnjë komb që ka përjetuar luftë civile nuk ka humbur kaq shumë popullsi në kaq pak kohë. Se lufta civile ka një gjë, ata që fitojnë qëndrojnë, por ata që humbasin largohen, por kjo nuk ka ndodhur as me Sirinë as me Irakun, as me Afganistanin. Ndodh këtu sepse kjo qeveri ka shndërruar votën në diçka të paqenë, siç ishte në kohën e komunizmit, votime njëherë në 4-vjet. Sepse ka shndërruar pasuritë kombëtare në një mallkim. Shqipëria e cila gumëzhinte nga gjeneratorët, sot prodhon 54% të energjisë së përgjithshme nga hecet private. Shqipëria prodhoi vjet 2 terravat më shumë se harxhon. Biznesi paguan 215 lekë kë, qytetarëve u rri si shpatë fashoja 800kë. E gjitha kjo pasi pasuria publlike shitet me ¼ e çmimit dhe pastaj shitet 4 herë më shumë dhe ndahen paratë mes qeveritarëve. Vini re një moment të gjitha tenderimet janë me 99.9% të vlerës.

Të gjitha këto janë vjedhje në kurriz të qytetarëve, prandaj dhe shqiptarët ikin. A kemi ne një plan? Po dhe shumë serioz!  Në radhë të parë të klimës pro-biznes në vitet 20072- 011 janë kthyer 180 mijë familje emigrantës. Nga viti 2007, në vitin 2014 të dhënat tregojnë se popullata u rrit. Do bëjmë subvencionimin e fëmijës së tretë. E bëri Franca dhe janë të efektshme. Franca e filloi në vitet 70 e mbylli shekullin me një demografi të njëjtë me fillimin e shekullit. E thotë Adam Smith, vetëm kombet që shtohen janë ato që zhvillohen dhe kapin të ardhmen, s’kemi arsye pse të largohemi, nuk ak vend dhe tokë më të pasur”, tah Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat