Pas publikimit të punonjësve të SHISH, hakerat nxjerrin pamjet e operacionit për arrestimin e spiunit në ambasadën kineze! Ish-drejtori i policisë i kërkon mjet identifikimi…

Shqipëria

Pas publikimit të punonjësve të SHISH, hakerat nxjerrin pamjet e operacionit për arrestimin e spiunit në ambasadën kineze! Ish-drejtori i policisë i kërkon mjet identifikimi…

Më: 7 nëntor 2022 Në ora: 20:49
Foto ilustrim

Pas publikimit të listës së punonjësve të SHISH, hakerat iranianë kanë publikuar ditën e sotme pamjet një operacioni për zbulimin e një spiuni që punonte në ambasadën kineze.

Në videon që daton në 26 Mars të vitit të kaluar, shfaqet edhe ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë i cili i afrohet të dyshuarve dhe i kërkon një mjet identifikimi.

Pak ditë më parë hakerat publikuan listën e punonjësve të SHISH me të dhëna si emër, pozicion pune dhe disa numra celulari, ndonëse të dhënat e nëpunësve në këtë institucion cilësohen sekret dhe nuk duhet të publikohen. Megjithatë emrat e publikuar janë punonjës të administratës dhe jo informatorë.

Shqipëria është goditur nga dy sulme kibernetike, konkretisht në mes të muajit korrik dhe në datë 10 Shtator. Hakerat publikuan edhe të dhënat e ish-kryepolicit Gledis Nano si dhe komunikimet e tij për operacione të ndryshme policore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat