Gazetari për largimin e shqiptarëve me gomone drejt Britanisë: Ja cili shtet po përfiton më shumë nga situata

Shqipëria

Gazetari për largimin e shqiptarëve me gomone drejt Britanisë: Ja cili shtet po përfiton më shumë nga situata

Më: 7 nëntor 2022 Në ora: 22:01
Arben Manaj

Çështja e largimit të shqiptarëve me gomone drejt Britanisë së Madhe ka qenë kryefjalë e mediave vendase, e cila ka sjellë reagime të ashpra nga ana e politikës.

Për gazetarin Arben Manaj, qëndrimet e politikanëve kanë qenë të rënda e cila nuk është ndjerë që prej vitit 1997.

I ftuar në emisionin “Open”, Manaj thotë se kjo është një fushatë anti-shqiptare.

Manaj: Një fushatë të tillë toksike anti shqipatre nuk kam ndjerë asnjëherë pas vitit 97. Mendoja se edhe reagimi i medias nuk do ishte i tillë. Reagimi i politikanëve ka qenë i rëndë dhe na ka lënduar të gjithëve, njerëz që punojnë paguajnë taksa. Ka një sërë arsyesh se përse kjo ndodh, por eksodi i fundit, ose pushtim siç e quajti Sekretarja britanike, ka shkaktuar reagim edhe nga britanikët. Shumica e britanikëve nuk kanë qëndrim të ashpër ndaj emigrantëve, por mos harrojmë që jetojmë në një kontekst kur Britania është përfshirë nga kriza.

Çka ndodh aktualisht në La Manche është edhe produkt i Brexit. Kur Britania doli nga BE, nuk i kthente dot më në Francë emigrantët azilkërkues.

Jam i shqetësuar, Francezët janë duke shfrytëzuar situatën, po marrin milionat. Sunak dhe Macron mendohet se do kenë një marrëveshje ku 60 mln paund do i jepen Francës për të dërguar punonjës në kontroll të kufirit.

Këta njerëz nuk janë gati të kontrollojnë 10 milje detare?

Projekti i Ruandës është një zog i ngordhur, nuk ka shans të veprojë edhe për një vit ndaj së fundmi politikanët britanikë po shohin mundësi të tjera. Nëse do dërgoje 9 ora larg nga Londra një avion, do kishe vetëm çerekun me emigrantë, do kesh roje sigurie që do kujdesen për ta, milion lekë që do dalin nga buxheti në një kohë krize.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat