Drama e familjes në Elbasan, kryefamiljari rrëfen vuajtjet dhe bën apel për ndihmë: Jam i harruar

Shqipëria

Drama e familjes në Elbasan, kryefamiljari rrëfen vuajtjet dhe bën apel për ndihmë: Jam i harruar

Më: 7 nëntor 2022 Në ora: 22:22
Fiqiri Kodra

Fiqiri Kodra dhe familja e tij në Elbasan jetojnë në kushte të vështira ekonomike. Dramën e jetës së tyre e kanë rënduar gjendja e bashkëshortes me aftësi ndryshe dhe djali me autizëm.

Duke folur për emisionin “Mendo për mua” në Fax News ai shprehet se përpos rrethanave të tjera, situata rënodhet akoma më shumë gjatë dimrit, pasi çdo herë që bie shi banesa e tyre përmbytet nga uji.

I prekur ai shton se autoritetet shtetërore dhe as ato lokale nuk i janë gjendur pranë pavarësisht kërkesave të vazhdueshme. Ai ka një apel që ata që kanë mundësi t’i vijnë në ndihmë.

“Vetëm vajza pastron. Sa herë bie shi, unë jam mbytur në ujë. Nuk kanë ardhur asnjë fondacion bamirësie. Ju bëj thirrje, kush ka mundësi të vendos dorën në zemër dhe të më ndihmojnë. Dritat i paguaj rregullisht. Kështu e ka jeta e njeriut.

Ëndrrat mia kanë qenë të bukura, që bashkëshorten të kisha sa më lart dhe të bëja një jetë normale. Besoj në Zot. Jam lutur disa herë në Zot. Kam edhe Kur’anin dhe Biblën. Jam i harruar në radhë të parë nga bashkëshortja që e kam të sëmurë, pastaj…. Mendoni për mua”,apeloi ai.

Të gjithë ju që dëshironi të ndihmoni familjen Kodra na kontaktoni në:
Instagram: mendo.permua
Facebook: Mendo per mua
Mob: 069 45 45 454
Email: [email protected]
Te dhënat bankare:
Credins bank, Rruga “Vaso Pasha’, Nr.8, Tiranë
Sëift code: CDISALTR
Iban: Në Lekë (AL72 2121 1009 0000 0000 0147 5204)
Në Euro (AL62 2121 1009 0000 0000 0176 9876)
Paypal: [email protected]

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat