Protesta e 12 Nëntorit, Berisha flet për mosbindje civile: Orteku fshin çdo gjë që shesh përpara! Tani fillon dueli…

Shqipëria

Protesta e 12 Nëntorit, Berisha flet për mosbindje civile: Orteku fshin çdo gjë që shesh përpara! Tani fillon dueli…

Më: 7 nëntor 2022 Në ora: 23:16
Berisha dhe Rama

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi kreun e qeverisë Edi Rama duke thënë se ai fluturon me charter me dhomë gjumi brenda. “Ai fluturon me dhomë gjumi në avion. Të tjerët rrinë në çadra ndërsa ky nuk ka shpirt”, deklaroi Berisha.

Ai foli për protestat duke theksuar se tani kemi hyrë në stinën e revoltës së qytetarëve. Berisha shtoi se kur fillon orteku nis si një top i vogël dhe ecën duke fshirë çdo gjë që gjen përpara.

“Do të ketë protesta të tjera edhe pas të shtunës. Tani fillon stina e protestave. Është populli ai që do të marrë situatën në dorë. Kur fillon orteku fillon si një top i vogël. Ecën dhe fshin përpara çdo gjë. Orteku fshin përpara nuk pyet, Këto protesta që kanë ndodhur janë të bekuara. Edhe biznesi mbylli qepenat. Por këto janë thjeshtë topat e borës që po përgatisin ortekun.

Do të komunikimet me qytetarët. Stina e protestave do të ketë sukses të plotë. Ka një manualpër metodat e mosbindjes civile. Tani fillon dueli me Edi Ramën. Duel me një armik që shkelmon mbinjerëzit e varfër që i vjedh çdo ditë. Shkatërron bizneset dhe fermat. Nxin emrin. Në Britani shqiptarët tejkalojnë afganët dhe sirianët. Unë nuk jam dakord prë etiketimet për emigrantët shqiptarë por nuk mund të them se fajin e ka Britania”, tha ai.

Në Vizion Plus, Berisha u shpreh i prerë se nuk do të futen në çadër ndërsa foli edhe për rëndësinë e procesit të primareve në Partinë Demokratike për përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet lokale.

“Në çadër ne nuk hyjmë. Po i japim vendit primaret. Rëndësi ka ne po i japim vendit gjënë më serioze për një forcë politike para shqiptarëve. Po bëjmë përgatitjet më serioze në historinë tonë. Po bëjmë betejë me një njeri që po largon shqiptarët në mënyrë të tmerrshme nga vendi. Po i vjedh me naftë dhe energji sa askush tjetër. Ku ka vend të ketë çmimin e naftës sa Shqipëria dhe Zvicra”,deklaroi Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat