Berisha: Ditmir Bushatin e shkarkoi Erdogani! Nuk do lejojmë që Ankaraja të trajtojë Shqipërinë si një provincë të saj

Shqipëria

Berisha: Ditmir Bushatin e shkarkoi Erdogani! Nuk do lejojmë që Ankaraja të trajtojë Shqipërinë si një provincë të saj

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 00:14
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur mbrëmjen e sotme për ndikimin e Turqisë në vendin tonë duke thënë se presidenti turk Erdogan ka ndikuar në vendime të rëndësishme të qeverisë shqiptare.

Ai u shpreh në Vizion Plus se edhe shkarkimi i ish-ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati është bërë me urdhër të Erdogan. “Po pse iku Dimtiri? Kush e shkarkoi? Sepse kërkuan ata”, tha Berisha.

Ai deklaroi se Shqipëria kanë marrëdhënie të mira si dy shtete partnere por shtoi se Ankaraja nuk duhet ta shohë vendin tonë si një provincë të saj.

“Kam qenë shumë serioz e kam punuar gjithë jetën për marrëdhënie shumë të mira me Turqinë. Edhe do punoj. Por kurrë që Ankaraja të trajtojë Shqipërinë si një provincë të saj. Si e ndieja veten unë sot para fëmijëve që iu mbylli kopshtin Edi Rama me turpin e tij?

Nëse Erdogan nënkupton marrëdhëniet me Shqipërinë si me një provincë të dikurshme të ish-Perandorisë, kjo është vetëm dëmtim serioz i marrëdhënieve. Dhe unë deklaroj që  PD nuk do ta pranojë kurrë një gjë të tillë dhe cenimin e sovranitetit”, u shpreh Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat