Rama nga Kamza: Ndryshimet që shihni sot tregojnë që nuk jemi të gjithë njësoj, vota bën diferencën

Shqipëria

Rama nga Kamza: Ndryshimet që shihni sot tregojnë që nuk jemi të gjithë njësoj, vota bën diferencën

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 12:23
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me të rinjtë në Kamës, ka theksuar se qytetarët me votën e tyre mund të ndryshojnë realitetin.

Rama theksoi se sot faktet flasin qartë se kush ka punuar dhe kush jo. Sipas tij ndryshimet që kanë ndodhur në Kamëz por edhe në të gjithë Shqipërinë tregon qartë se jo të gjithë janë njëso.

Për Ramën vota është mjaft e rëndësishme, në radhë të parë tregon qytetarin, dhe e dyta vendos për të ardhmen tënde dhe të vendit ku jeton.

“Unë dua tu them disa gjëra por me dëshirën që ju të merrni fjalën dhe të thoni gjërat tuaja. Më vjen shumë mirë që jemi këtu në një realitet të transformuar plotësisht. Kur isha kryetar i bashkisë së Tiranës jam përpjekur të bëjë këto gjëra që bëjnë sot, por ishte e pamundur. Ky është rasti, shembulli me pamje, por ju keni çdo mëngjes, rastin shembullin me pamje, kur shkoni në shkollë, në shkollat e reja që janë bërë këtu në Kamëz, për të kuptuar se sa gabim është të mendosh se vota nuk ka asnjë vlerë. Se sa gabim është të mendosh se nuk ka asnjë rëndësi se voton a nuk voton, apo për kë voton dhe sa gabim është që të gjithë janë njëso. Po të ishin të gjithë njësoj, edhe pamja këtu do ishte njësoj, një fushë pa ujë, me ferra dhe kërpudha nga përgjegjshmëria e atyre që kanë vendimmarrjen. Jo vetëm qe nuk janë të gjithë njësoj, por ka shumë rëndësi pozicionimi i çdo qytetari në politikë”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat