Berisha: Gjuha e vetme që merr vesh kjo qeveri është protesta

Shqipëria

Berisha: Gjuha e vetme që merr vesh kjo qeveri është protesta

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 18:07
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha mbajti këtë të martë një takim me Frontin e Shpëtimit Kombëtar, në lidhje me organizimin e protestës së 12 nëntorit.

Në fjalën e tij Berisha theksoi se kryeministri Rama është kryeministri më i kushtueshëm në Evropë, ku vetëm për udhëtimet e tij me charter me dhomë gjumi ka paguar një faturë financiare 22 milionë euro.

Berisha theksoi se gjuha me të cilën mund të përballen me këtë qeveri të korruptuar është gjuha e protestës.

“Në 9-vite nuk ka shtuar një megavat prodhim energjie nga era, janë shtuar 10 megavat nga energjia solare por dhe ndaj tyre qeveria sillet me banditizëm, ua merr në verë dhe nuk u jep asnjë qindarkë. Biznesi i vogël paguan çmimet më të larta për energjinë në Evropë, një taksë tjetër e pret në janar. Kryeministri shëtit me avion taksi dhe dhomë gjumi, në të katërt anët e globit duke u bërë kryeministri më i shtrenjtë në Evropë, me një faturë 22 milionë euro vetëm me udhëtimet e tij me charter.

Në këto kushte është e vonuar protesta e 12 nëntorit dhe unë kam bindjen se vetëm me protesta duhet të flasim me këtë qeveri. Gjuhë tjetër nuk merr vesh dhe nuk njeh. Ndaj është thirr protesta e 12 nëntorit, për të çelur siparin e një përballjeje të vërtetë me këta qeveritarë të cilët nuk kanë të ndalur. . Unë dje kisha një nga takimet më prekëse të jetës time, fëmijët e një kopshti. Fëmijëve të cilëve Edi Rama u mbyll kopshtin me një urdhër nga Ankaraja”, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat