Akuzat për inceneratorët, Rama: 430 milionë eurot nuk ekzistojnë

Shqipëria

Akuzat për inceneratorët, Rama: 430 milionë eurot nuk ekzistojnë

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 19:20
Foto ilustrim

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj nga Kamza, akuzave të opozitës për korrupsion në ndërtimin e 3 inceneratorëve.

Në takimin me qytetarët për prezantimin publik të punëve të bashkisë, Rama tha se 430 milionë eurot për të cilat ka ngritur akuzat opozita, janë kosto e pastrimit të qyteteve për 30 vite.

“430 milionë eurot nuk ekzistojnë. Është kosto për t’u shpenzuar në 30 vite, për t’u shpenzuar që të pastrohen këto qytete të mëdha, mbetjet e tyre, prej të cilave do të prodhohet energji”, u shpreh Kryeministri.

Rama tha se akuzat e gënjeshtërta të opozitës po përcillen përmes medias.

“Për shkak se jetojmë në një vend ku pasqyrat e informacionit janë pasqyra dezinformimi, gënjeshtra fillon e zë vend. Njeriu është i prirur të besojë gënjeshtrën më shumë sesa të besojë të vërtetën”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat