“Tenderat janë të paracaktuara”/ Berisha: 95% i marrin kompanitë e lidhura me qeveritarët!

Shqipëria

“Tenderat janë të paracaktuara”/ Berisha: 95% i marrin kompanitë e lidhura me qeveritarët!

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 19:45
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar qeverinë se i kontrollon të gjithë tenderat që zhvillojnë. Sipas Berishës, tenderat janë të paracaktuara dhe se 95% të tyre i fitojnë kompanitë e lidhura me qeveritarët.

Gjatë një takimi me sipër marrësit, Berisha ka folur edhe për taksën 23%, e cila sipas tij, synon shkatërrimin e bizneseve.

Berisha: Energjinë biznesi i vogël e paguan 3-4 herë më shtrenjtë se sa pak vite më parë. Taksën e mjedisit e ka 4 herë më të lartë. Sistemi i taksave lokale rëndon disa herë më shumë. Një seri faktorësh që solli falimentimin tuaj. Tani kemi taksën 23% që pritet të vendoset në janar. Kemi të bëjmë me një politikë absolutisht që synon shkatërrimin e bizneseve dhe largimin e shqiptarëve.

Ju sot keni vështirësi absolute të gjeni krah pune sepse po ikin. NJë mik i imi më thotë, “shkova në Kuçovë për një punë. Dhe i them atij biznesmenit si ia bëni për punëtorë? Këtu nuk gjeni punëtorë”. Ato para, këta i ndajnë me njëri tjetrin. Kush i fiton tenderat e bashkive dhe qeverive, 95% janë kompani të njëri-tjetrit.

S’keni asnjë shans juve. Ato janë gjithçka të paracaktuara. Ju s’mund të fitoni proces gjyqësor pasi sistemin e kontrollon qeveria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat