Gara e Primareve në PD, një tjetër demokrat shpall kandidaturën për Bashkinë e Fierit

Shqipëria

Gara e Primareve në PD, një tjetër demokrat shpall kandidaturën për Bashkinë e Fierit

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 20:27
PD

Partia Demokratike shtyu deri më 12 nëntor procesin e regjistrimit në primare, ndërkohë që procesi është mbyllur për Tiranën.

Një ditë pas këtij vendimi, një demokrat ka shpallur kandidaturën e tij në primaret për bashkinë e Fierit.

Bëhet fjalë për Ermal Hametajn, i cili është kreu i dhomës së avokatisë në Fier.

Hametaj do të ketë përballë Artur Mahmutajn dhe Edvar Kodhelin, të cilët e kanë shpallur më parë kandidaturën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat