Zgjedhjet në SHBA, Robert Papa zbulon kush pritet të marrë Kongresin

Shqipëria

Zgjedhjet në SHBA, Robert Papa zbulon kush pritet të marrë Kongresin

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 20:50
Robert Papa

Gazetari Robert Papa thotë se në SHBA, ku aktualisht po mbahen zgjedhjet e mesit të mandatit, pritet triumfi i republikanëve. Papa tha në një emision televiziv se republikanët do të marrin Kongresin, por edhe për Senatin, gjasat janë të larta.

"Në Amerikë votuesit janë ndarë majtas dhe djathtas, si në Shqipëri. Gjithmonë në zgjedhjet e mesit të mandatit fiton partia tjetër. Në Senat, janë 6 shtete që vendosin. Nuk do ta kemi që sot kush do të jetë fituesi. Do të duhen gjashtë javë kohë. 

Papa tha se rezultatet e sondazheve nuk do të konfirmohen nga vota popullore ndërsa e cilësoi presidentin Joe Biden një dështim.

Ka kohë që sondazhet nuk dalin në rezultate. Të jesh republikan në Amerikë është e vështirë ta deklarosh. Në sondazhe, republikanët nuk e deklarojnë votën e tyre. Kjo ndodhi në 2016. Mendoj që sondazhet sërish do të dështojnë. Kongresin e marrin republikanët, kanë gjasa të marrin edhe senatin.

Biden është një dështim i sistemit zgjedhor amerikan. Një njeri që ngatërron emrat, flet në ajër dhe nuk pasqyron Amerikën. Nuk ka shans për një mandat tjetër."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat