Vajza nga Tirana denoncon shoqen e dhomës: Më ka vjedhur varësen 1700 euro

Shqipëria

Vajza nga Tirana denoncon shoqen e dhomës: Më ka vjedhur varësen 1700 euro

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 21:17
Albana Uka thotë se për rastin në fjalë ka bërë edhe denoncim në polici,

Denoncimet për vjedhje në redaksinë e JOQ ALBANIA sa vijnë e shtohen por rasti i fundit është tepër flagrant.

Një vajzë nga Tirana ka denoncuar në redaksinë tonë “shoqen” nga Mallakastra me të cilën ndante qiranë. Vajza që ka bërë denoncimin, Albana Uku thotë se ajo ndante qiranë në zonën e Astirit bashkë me të njohurën e një shoqeje të saj.

Por kjo e fundit i ka vjedhur një varëse floriri me vlerë 1700 € dhe tani është zhdukur. Uku thotë se me vajzën “hajdute” që quhet Elisabeta Selmanaj ka kontaktuar në WhatsApp dhe ajo madje i ka pranuar edhe vjedhjen.

Albana Uka thotë se për rastin në fjalë ka bërë edhe denoncim në polici, ndërsa shton se 23-vjeçarja nga Mallakastra kishte qenë edhe më parë e denoncuar për vjedhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat