Çmimet kapin nivele rekord në Shqipëri, inflacioni rritet në 8.3%

Shqipëria

Çmimet kapin nivele rekord në Shqipëri, inflacioni rritet në 8.3%

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 21:19
Shqipëri

Në Shqipëri çmimet po rriten çdo ditë e më shumë e kjo vihet re te inflacioni që po kalon çdo limit.

Sipas të dhënave të fundit nga INSTAT, inflacioni gjatë muajit tetor arriti në 8.3%. Krahasuar me një vit më parë, inflacioni është katërfishuar pasi në 2021, inflacioni ishte 2,4 %. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Tetor 2022, krahasuar me Shtator 2022 është 0,4 %.

Në rritjen e inflacionit, grupi i karburanteve-transporteve dhe ushqimeve e pijeve janë ato që kanë ndikuar më tepër. Grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” ka pësuar rritje me +5,09 pikë përqindje, ndërsa grupi “Transporti” me +1,00 pikë përqindje.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrna” u rritën me me 27,4 %, pasuar nga nëngrupet “qumësht, djathë dhe vezë” me 24,3 %, “bukë dhe drithra” me 17,1 %, “peshk” me 15,3 %, “sheqer, recel, mjaltë, çokollata dhe mbëlsira” me 14,7 %, “mish” me 12,4 %, “zarzavate përfshirë patatet” me 11,8 %, etj.

Krahasuar me muajin Tetor 2021, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Transporti” me 16,9 %, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 14,6 %.

Krahas tyre çmimi është rritur shumë edhe për ujin e energjinë, për shërbimet arsimore e shëndetësore, arredimi me mobilje, komunikimi, kafenetë dhe restorantet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat