Surpriza e motit për sot, çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Shqipëria

Surpriza e motit për sot, çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Më: 9 nëntor 2022 Në ora: 06:14
Foto ilustrim

Për ditën e mërkurë Shqipëria do të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të qendrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare.

Në orët e mëngjesit prezencë të mjegullës dhe mjegullinës përgjatë luginave. Era do të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-6m/sek.

Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 4 deri 17°C

në zona e ulëta 6 deri 23 °C

në zona bregdetare 11 deri 24°C

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat