Rrahu një shtetas, përjashtohet shefi i policisë në Pukë

Shqipëria

Rrahu një shtetas, përjashtohet shefi i policisë në Pukë

Më: 9 nëntor 2022 Në ora: 08:18
Foto ilustrim

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka vendosur të shkarkojë nga detyra dhe të përjashtojë menjëherë nga radhët e policisë, shefin e Policisë të Pukës, Pjerin Lazri.

Largimi i Lazrit nga detyrë është bërë me motivacionin e shkeljes së kodit të etikës dhe komunikimit, si dhe dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një shtetasi të ndaluar.

Në njoftimin e ndarë për mediat, shkruhet se Lazri ka tejkaluar kompetencat, duke abuzuar rëndë me atributet që i jep ligji dhe detyra.

“Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit garanton qytetarët se është shumë i vendosur për të reaguar me ashpërsinë e ligjit ndaj kujtdo punonjësi policie që shpërdoron detyrën dhe që abuzon rëndë me uniformën e shenjtë të Policisë së Shtetit”, shkruhet mes të tjerash në deklaratën për shtyp të policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat