Kulluri: Vijojnë të konkurrojnë për pushtet politikanët që vetëm bien në sondazh

Shqipëria

Kulluri: Vijojnë të konkurrojnë për pushtet politikanët që vetëm bien në sondazh

Më: 9 nëntor 2022 Në ora: 10:43
Edvin Kulluri

Ish-këshilltari i PD-së Edvin Kulluri me anë të një postimi në rrjetin social ka komentuar situatën e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kulluri shprehet se 'vala e kuqe' nuk po ndodh.

"Barazimi ne Senat tregon se Republikanet nuk po arrijne dot te fitojne qarte zgjedhjet pervecse ne Kongres!", shkruan ndër të tjera Kulluri.

Postimi i plotë:

Megjithese shumica e amerikaneve nuk duan rikandidimin e Presidentit Biden ne 2024, “vala e kuqe” nuk po ndodh! Barazimi ne Senat tregon se Republikanet nuk po arrijne dot te fitojne qarte zgjedhjet pervecse ne Kongres!

Donald Trump nuk po kapercen dot veten (43% mbeshtetje ne sondazhe) c’ka po hap debatin per ngritjen e figurave te tjera dhe te reja mes republikaneve ne primaret per President te SHBA! Dhe me i mundshmi duket Ron Desantis, nje konservator i vendosur dhe i suksesshem gjate drejtimit te Florides si guvernator!

Rreziku qe Trump te mos munde dot kandidatin demokrat mbas 2 vitesh po vjen ne rritje pas rezultatit te zgjedhjeve te ndermjetme! Dhe e gjitha ndodh pas inflacionit te larte, pasigurise se kufijve dhe rendit publik te goditur keq ne qytetet e medha! Ja pra kjo eshte demokracia amerikane, gare dhe debat real! Po ne Shqiperi cfare ndodh?

Vazhdojne e konkurojne per pushtetin politikane qe vetem bien ne sondazhe vetem pse nuk ka gare dhe debat real por vetem britma!

Koha per shkundje! SHBA jane “shkolla” me e mire politike per cdo demokraci!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat