Berisha paralajmëron protestën më të madhe që ka ndodhur në Shqipëri

Shqipëria

Berisha paralajmëron protestën më të madhe që ka ndodhur në Shqipëri

Më: 9 nëntor 2022 Në ora: 18:33
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur në lidhje me protestën që do të mbahet më 12 nëntor para kryeministrisë.

I pyetur nga gazetarët nëse protestuesit do të futen në kryeministri, Berisha tha se protesta do të jetë më e madhja që ka parë vendi.

Sipas tij, atë ditë, qytetarët do të shprehin mllefin dhe urrejtjen që kanë ndaj qeverisë.

“Skenari është protesta më e madhe që ka parë vendi ndonjëherë. Qytetarët do shprehin mllefet dhe urrejtjet e tyre ndaj një regjimi që ua ka bërë vendin të pajetueshëm. E ka tjetërsuar. Ua ka tjetërsuar, flamurin, atdheun çdo gjë”, ka deklaruar ai, shkruan Euronews.al.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat