Projektbuxheti 2023/ Haxhi: Duhet fond më i madh si rezervë, s’ka paketë sociale

Shqipëria

Projektbuxheti 2023/ Haxhi: Duhet fond më i madh si rezervë, s’ka paketë sociale

Më: 9 nëntor 2022 Në ora: 19:49
Projektbuxheti 2023/ Haxhi: Duhet fond më i madh si rezervë, s’ka paketë sociale

Ish-zv.ministri i Ekonomisë, Elton Haxhi, ka bërë një analizë të projektbuxhetit të vitit 2023.

Haxhi tha në studion e lajmeve të Vizion Plus se ndonëse buxheti parashikon një shtesë në ndihmën ekonomike, nuk i është kushtuar rëndësi paketës sociale dhe asaj të energjisë.

Nuk është se ka ndonjë vëmendje të veçantë vitin e ardhshëm, konstatohet që mungon edhe paketa sociale. Pra, nuk parashikohet ndonjë paketë e re sociale dhe ndonjë fond i ngjashëm për energjinë.

Paketa sociale dhe subvecionimi i çmimit të energjisë është parashikuar në një masë më të ulët. Janë rreth 60 miliardë më pak. Domethënë që qeveria pret që çmimi i energjisë të bjerë në tregun ndërkombëtar. Nuk është e nevojshme një paketë e re sociale për t’i ardhur në ndihmë shtresave në nevojë. Kemi një shtesë në ndihmën ekonomike, por mungon paketa sociale”, u shpreh ish-zv.ministri.

Më tej, Haxhi deklaroi se duhet të ishte parashikuar një fond më i madh si rezervë për atë që mund të vijë për shkak të luftës në Ukrainë.

Rritja ekonomike është parashikuar. Inflacioni është një parashikim tjetër i cili pak a shumë është i arsyeshëm. Vitin e ardhshëm pritshmëritë janë të stabiilizohet drejt 3.5% . Në gjykimin tim duhet të ishte parashikuar një fond më i madh si rezervë për atë që mund të vijë për shkak të luftës në Ukrainë”, nënvizoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat