Faktet e reja/ Kryemadhi: Klodian Zoto është paguar deri më sot nga inceneratori i Tiranës me 25 milion dollarë

Shqipëria

Faktet e reja/ Kryemadhi: Klodian Zoto është paguar deri më sot nga inceneratori i Tiranës me 25 milion dollarë

Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 10:07
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka dalë sot në një bashkëbisedim me gazetarët për të publikuar fakte të reja lidhur me skandalin e inceneratorëve.

Lidhur me inceneratorin e Tiranës, Kryemadhi tha se ai është “një nga veprat korruptive e kapur në flagrancë me procedurë dhe lëvizje financiare”.

Sipas Kryemadhit, SPAK ende nuk ka lëvizur dhe pse “kanë kaluar 617 ditë nga padia. Të pabëra asgjë dhe pse mbahet si sekret hetimor në komunikim që kam pasur me prokurorët e SPAK. Ne pguajmë 29 euro tonin për inceneratorin e Tiranës. Duke pritur me durim menduam se do lëvizin shpejt për inceneratorin e Tiranës”.

Faktet e reja që publikoi Kryemadhi janë në lidhje me pagesat e marra deri më tani për Klodian Zoton dhe tre kompani në emër të një bariu në Greqi dhe dy pensionistëve.

Sipas Kryemadhit, Klodian Zoto ka paguar rreth 2 mld lekë për 19 kompani dhe se vlera e grabitur shkon rreth 19 milionë dollarë.

“Këto para që hidhen në xhep të Klodian Zotos do ishin paga të pedagogëve, bonus për studentët që largohen nga Shqipëria.

Inceneratori i Tiranës, Offshore ka paguar Klodian Zoton deri më sot me 25 milion dollarë të cilat Zoto këto para i ka paguar në 19 kompani të tjera që kanë kryer evazion fiskal.

Të bën përshtypje, tre kompani njëra është bariu në Greqi që ka përfituar nga Zoto rreth 5 milion Dollarë, pas denoncimit e Haxhire Gurakuqi e Thanas… pra dy pensionistët kanë marrë 1 milion dollarë.

Në 25 milion dollarë që ka marrë Zoto, vlera totale e gjitha e grabitur, fryrje punimesh është 19 milion dollarë e sekuestruar e futur në xhepat e tyre.

Në gjithë këtë histori një nga problemet më të mëdha është që ky incenerator është deri në 2047, qytetarët do i paguajnë nga 10 milion dollarë vit për vit”, u shpreh Kryemadhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat