Ministri i Drejtësisë e quajti “spiun”/ Deputeti i PD i çon Ulsi Manjës dokumentin e Autoritetit të Dosjeve

Shqipëria

Ministri i Drejtësisë e quajti “spiun”/ Deputeti i PD i çon Ulsi Manjës dokumentin e Autoritetit të Dosjeve

Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 10:16
Ulsi Manja dhe Edmond Spaho

Pak kohë më parë, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja e quajti deputetin e PD, Edmond Spaho bashkëpunëtor të sigurimit të shtetit. Por sot, deputeti demokrat gjatë seancës parlamentare solli dokumentin e Autoritetit të Dosjeve, që e nxjerr atë të pastër.

Spaho i kërkoi Manjës që të kërkojë ndjesë publike, ose në të kundër edhe ai do të reagojë ndryshe. “Mandatin  nuk e le dot, por te kërkojë ndjese” u shpreh Spaho.

Spaho: Nuk kam folur që në 6 tetor ku në një replike me Manjën dhe më pas e konfirmoi se unë kam qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit. Megjithëse i thashë që kjo akuzë është e rëndë, tjetrit mund ti thuash imoral, por po i the spiun kjo të mbetet si damkë. I kërkova të më kërkojë ndjesë, por nuk e bëri.

Unë kërkova verifikim të thellë. Kini pak respekt për dinjitetin e njeriut. Është tjetër politika është tjetër dinjiteti. Atë ditë duartrokitët për një gënjeshtër.

Mora përgjigjen nga autoriteti, të firmosur nga të gjitha anëtarët. Këtë po ja jap Ulsi Manjës. Ju nuk jeni seriozë.

Të kërkojë ndjesë publike. Nëse nuk më kërkon ndjesë edhe unë do reagoj sipas sjelljes së Ulsi Manjës dhe spiunët shkoni gjejeni tek të tjerët njerëz. Keni ish drejtues të sigurimit të shtetit këtu dhe nuk i thoni asnjë fjalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat