“I kthyem përgjigjen si e meritonte”, reagon Paloka: E vërteta për historinë me ‘të dehur’! Po Ramën a do e përjashtojnë se fyen shqiptarët

Shqipëria

“I kthyem përgjigjen si e meritonte”, reagon Paloka: E vërteta për historinë me ‘të dehur’! Po Ramën a do e përjashtojnë se fyen shqiptarët

Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 15:50
Edi Paloka

Edi Paloka ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale lidhur me incidentin e ndodhur në sallën e seancave plenare, nga I cili rrezikon përjashtim me 10 ditë nga Kuvendi.

Ndërsa e quan një histori të sajuar me të dehur, akuzën për konsumim të alkoolit, Paloka shkruan se bashkë me kolegun Leskaj, iu përgjigj provokimit të Ramës, sipas tij, ashtu si ai e meritonte.

Statusi i plotë:

E vërteta e asaj që ndodhi sot në seancë. Me që, sic e kanë zakon që nga koha e baballarëve dhe metodave të dizinformimit të Sigurimit të Shtetit, Rama dhe zarbot  e tij, sajuan sot për mua dhe kolegun Leskaj, një histori me “të dehur” që lëshojne fyerje pa doganë në Parlament, po sqaroj që:

-Po, pas një tjetër provokimi sot të Ramës ndaj deputetëve të opozitës, ndërkohë që seanca ishte ndërprerë, unë dhe deputeti Leskaj thjesht i kthyem atij përgjigjen që meritonte dhe ashtu si e meritonte.

Nuk jemi marre me askend tjeter pervecse me nje palaço qe fatkeqesisht sot eshte kryeminister dhe mendon se mund te sillet me shqiptaret, perfshi deputetet e opozites, sikur te jene skllever te tij.

Kete pergjigje  do ta marre edhe me te qarte nga gjithe ata shqiptare qe ju ka ardhur ne maje te hundes jo vetem me te zezat e ketij kryeministri por dhe me arrogancen e poshtrimin qe ju ben cdo dite.

Sa per ate justifikimin qesharak se ne paskemi qene “te dehur” kur kemi fyer Ramen , mund te bejme teste te dyja palet . Po Rames do i duhet te bej testin e droges se e di kushdo qe e njeh se nuk hyn ne asnje seance te rendesishme parlamentare pa i thithur ca viza kokaine…

Dje e ndoqen te gjithe se si ai fyeu deputetet e opozites qe ishin ne salle , praktikisht fyeu gjithe opoziten dhe jo per here te pare. Asnje reagim nuk pati ndaj tij. As edhe nje verejtje formale. Nderkohe sot kerkohet perjashtimi i deputeteve te opozites se paskemi fyer Ramen!!!

Ne do na perjashtojne se “te dehur” paskemi fyer Ramen! Ramen a do ta perjashtojne qe vjen i droguar ne cdo seance dhe fyen jo vetem deputetet po gjithe shqiptaret ?

Me 12 nentor cdo shqiptar duhet t’i jap pergjigje ketij monstre!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat